Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit pas aksidentit tragjik

Afrim Tafa është shkarkuar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrës dhe është emëruar si shef sektori pranë Interpol, një funksion që e ka mbajtur edhe më herët.

Ky vendim vjen menjëherë pas aksidentit tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet teksa luanin në trotuar, në zonën e ish-Kënetës.

Pas ngjarjes së rëndë, Tafa u pezullua fillimisht nga detyra së bashku me dy zyrtarë të tjerë të Policisë së Durrësit, ndërsa më pas është marrë vendimi për shkarkimin e tij, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 May, 16:42 | Përditësimi: 7 May, 16:42