Policia njofton bllokime rrugësh për protestën e opozitës më 8 maj

Screenshot

Policia ka njoftuar masat që do të merren për zhvillimin e tubimit të paralajmëruar nga Partia Demokratike më 8 maj, në orën 19:00, para godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas njoftimit, Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e mbarëvajtjes së protestës, në zbatim të ligjit “Për tubimet”.

Në kuadër të planit të masave, do të ketë kufizime dhe bllokime të qarkullimit në disa segmente rrugore:

Nga ora 23:45 e datës 7 maj deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri te rruga “Ismail Qemali”.
Nga ora 15:00 e datës 8 maj deri në përfundim të protestës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.
Kufizime do të ketë gjithashtu edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia u ka bërë thirrje organizatorëve të respektojnë afatin dhe vendin e tubimit, ndërsa qytetarëve u kërkon mirëkuptim për kufizimet e përkohshme të lëvizjes.

Në njoftim apelohen gjithashtu pjesëmarrësit që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 May, 17:06 | Përditësimi: 7 May, 17:06