Kamioni përmbyset në rrethrrotullimin e Grabianit, vetëm dëme materiale

Një kamion është përmbysur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Grabianit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas drejtuesit të mjetit, ai ka humbur kontrollin në hyrje të rotondos për shkak të lagështirës në rrugë, çka ka bërë që kamioni të rrëshqasë dhe të dalë nga korsia.

Zona e Grabianit njihet për numrin e lartë të aksidenteve rrugore, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, ku shpeshherë drejtuesit e mjeteve përballen me vështirësi në qarkullim, veçanërisht në kushte të pafavorshme atmosferike.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
7 May, 16:35 | Përditësimi: 7 May, 16:35