Është identifikuar viktima që humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në një ngjarje të rëndë në Sarandë. Viktimë ka mbetur 66-vjeçari Rexhep Ismaili.
Ngjarja ndodhi në zonën e Gjashtës, ku viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, Ismaili ka marrë një plagë në kokë, e cila i ka shkaktuar vdekjen.
Mësohet se 66-vjeçari ishte pronar i një karburanti, si edhe kryetar i shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
