Fier/ Disa të arrestuar dhe të proceduar, një në kërkim për konflikt dhe aksidente rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi motomjeti pa targë, që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet, me pasojë dëme materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasin N. P., 70 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasit K. V., 33 vjeç, dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Shtyllas, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin K. L., 31 vjeç.
Më pas dyshohet se i kanë goditur automjetin që ai drejtonte, me automjetet e tyre dhe për pasojë është dëmtuar 31-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 2 shtetasve tashmë të shpallur në kërkim, gjetjen e automjeteve të tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjithashtu, këta specialistë kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes së një portofoli. Pas konsultimit me prokurorin u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin K. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Ç., 70 vjeç, dhe për fëmijët e tij, shtetasit E. Ç., 35 vjeç, dhe E. B., 38 vjeçe, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasen M. T., 63 vjeçe. Nga konflikti është dëmtuar lehtë 63-vjeçarja, e cila po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
5 May, 17:48 | Përditësimi: 5 May, 17:48