Nikollë Radaçi, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Pamjet nga brenda senacen tregojne, 57-vjeçari shfaqet kokëulur në kafazin e xhamtë.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 4 majit në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit. Sipas të dhënave, tre fëmijë po luanin me top në trotuar, kur automjeti i drejtuar nga Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, doli nga kontrolli dhe i përplasi.
Si pasojë e përplasjes humbën jetën dy të mitur, E. M., 12 vjeç dhe K. N., 10 vjeç, ndërsa një fëmijë tjetër, 8 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetojë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ishte denoncuar disa herë nga banorët e zonës për sjellje problematike në drejtim, si dhe ishte ndëshkuar më parë nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe debat politik. Një ditë më parë, në Kuvend, u kërkua forcimi i masave në Kodin Rrugor për të parandaluar aksidente të tilla tragjike.
