56-vjeçari dyshohet se i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Ura e Lizës”. Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Paraprakisht, nuk dyshohet për përfshirjen e personave të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
5 May, 17:46 | Përditësimi: 5 May, 17:46