Aksident zinxhir në Librazhd, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur, bllokohet qarkullimi

Një aksident tragjik është shënuar orët e mesditës në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Xhyrë, me pasojë një të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa pas përplasjes është bllokuar qarkullimi.
Në vendngjarje ndodhen dy automjete zjarrfikëse, ambulanca dhe policia
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se viktimë ka mbetur një shtetas i huaj

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
27 April, 15:46 | Përditësimi: 27 April, 15:46