Vodhi 40 mije paund nga nje market

Screenshot

Vodhi 40 mijë paund nga një market, arrestohet një grua

Një grua është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 40 mijë paundësh britanikë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja me inicialet M. Xh. ka marrë shumën e parave që ishin lënë përkohësisht në kasetën e depozitimit të një marketi nga një klient, i cili rezulton punonjës në një subjekt të këmbimit valutor.

Pas veprimeve hetimore, policia arriti të gjejë shumën e parave në ambientet e subjektit ku punonte e dyshuara, duke i sekuestruar ato në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
14 April, 16:11 | Përditësimi: 14 April, 16:11