Fundjava në vend pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.
Temperaturat do të arrijnë deri në 26–27 gradë Celsius.
Megjithatë, për shkak të depërtimit të masave të paqëndrueshme ajrore, moti parashikohet të sjellë herë pas here reshje të dobëta shiu.
Në disa raste nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara, kryesisht në zonat malore të vendit.
