Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar pasi ka tentuar në vrasë me armë zjarri një person në një lokal në kryeqytet pas konfliktit me të. në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u vu në pranga shtetasi Agim Visha, 50 vjeç.
“Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.
Shtetasi Agim Visha ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
