Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar disa raste në Prokurori, duke nisur procedime penale ndaj disa shtetasve për vepra të ndryshme penale.
Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan penalisht shtetasin Xh. G., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Po ashtu, nisi procedimi edhe për M. S., 59 vjeç, i cili u konstatua duke kryer punime ndërtimore pa leje.
Ndërkohë, në Divjakë, u procedua penalisht shtetasi R. M., 35 vjeç, banues në fshatin Mizë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 42-vjeçar. Gjithashtu, procedim penal nisi edhe për E. L., 69 vjeç, i kapur duke kryer punime pa leje.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
