15 anije e kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, pasi morën autorizim nga autoritetet iraniane. Lajmin e përcolli agjencia Fars, e cila theksoi se kalimi në këtë rrugë ujore strategjike është lejuar vetëm pas miratimit nga Teherani. Megjithatë, trafiku detar mbetet rreth 90% më i ulët krahasuar me periudhën para se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të nisnin sulmet ndaj Republikës Islamike në fundin e muajit shkurt. Që prej atëherë, rajoni është në gjendje të vazhdueshme tensioni. Deri tani, nga konflikti kanë humbur jetën mbi 1.340 persona, mes tyre edhe ish-lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në kundërpërgjigje të ofensivës amerikano-izraelite ndaj tij, Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh me dronë dhe raketa ndaj shtetit hebre e ka shënjestruar Jordaninë, Irakun dhe disa vende të Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.
