Veliaj paraqitet ne Gjukaten Administrative,kundershton emerimin e prekurorit Olsi Dado

Screenshot

Veliaj paraqitet në Gjykatën Administrative, kundërshton emërimin e prokurorit Olsi Dado

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën Administrative, i shoqëruar nga qelia e paraburgimit në Durrës.

Veliaj merr pjesë në një seancë gjyqësore administrative që lidhet me kundërshtimin e emërimit të prokurorit të çështjes së tij, Olsi Dado. Sipas palës mbrojtëse, ky emërim bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

Nga ana tjetër, prokurori Olsi Dado nuk ka dhënë asnjë reagim publik lidhur me këtë çështje dhe, sipas informacioneve, nuk është i pranishëm në seancë.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
3 April, 16:58 | Përditësimi: 3 April, 16:58