Një sherr është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në lagjen Pavarësia në Vlorë, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike.
Si pasojë e konfliktit, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Vlorës.
Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë që kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.
Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës.
Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
