Muaji prill ka nisur me reshje dëbore në zonën juglindore të vendit, ku bora ka përfshirë aksin rrugor Boboshticë–Dardhë.
Sipas informacioneve, trashësia e borës ka arritur deri në 25 cm, ndërsa borëpastrueset janë angazhuar për hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugës.
Reshjet janë regjistruar në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperaturat minimale kanë zbritur deri në 3°C.
