Evakuohen banoret,shkaterrohen me shperthim shkembinjte e rrezikshem

Screenshot

Forcat xheniere, në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës dhe Policinë e Shtetit, zhvilluan një tjetër operacion për asgjësimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës. Pas evakuimit të banorëve dhe bllokimit të rrugës, u bë shpërthimi i kontrolluar i një shkëmbi problematik mbi zonën e banuar.
Banorët e zonës u shprehën të lehtësuar pas ndërhyrjes, duke theksuar se prej vitesh jetonin me frikën e rënies së shkëmbinjve mbi banesat dhe rrugën kryesore. Ata kërkojnë që ndërhyrjet të vijojnë deri në eliminimin e plotë të rrezikut.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
1 April, 15:11 | Përditësimi: 1 April, 15:11