Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina përplas biçikletën në Portëz, i plagosuri dërgohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal

Screenshot

Një aksident ka ndodhur pak minuta mé parë në aksin Fier- Patos në vendin e quajtur Portëz. Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë ka rënë përtokë i dëmtuar. Shtetasi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
30 March, 14:48 | Përditësimi: 30 March, 14:48