Një thirrje për protestë është bërë nga përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa në rrjetet sociale është shpërndarë njoftimi për një tubim ditën e sotme, më 23 mars, para Kryeministrisë, në orën 17:00.
Kjo protestë vjen si reagim ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve në vend. Organizatorët kanë theksuar se qëllimi kryesor i tubimit është ulja e këtyre çmimeve, duke e konsideruar situatën aktuale të papërballueshme për qytetarët.
Në thirrjen publike u bëhet apel qytetarëve që të bashkohen masivisht në këtë protestë, si një formë reagimi ndaj kostove në rritje të jetesës.
