Drejtoria Vendore e Policisë Fier bën me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit J. M., 44 vjeç, banues në Fier.
Sipas policisë, ky shtetas është konstatuar duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa, ndërsa gjatë lëvizjes ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të lehta.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
