Nësër protesta e opozitës, zbardhet mesazhi i PD

Screenshot

Nesër në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës në Tiranë.

Nderkohe, PD u ka dërguar nje mesazh mbështetësve dhe qytetarëve për pjesëmarrje. Në mesazhin e partisë, thuhet se qëllimi është qeveria teknike dhe zgjedhje të lira.

“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në largimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë.

E diel, ora 18.00, në Bulevard”, thuhet në mesazh.

Albin Hoxha
21 March, 12:03 | Përditësimi: 21 March, 12:03