Berat/ Plagosi me thike nje shtetas gjate nje konflikti per motive te dobeta,fale reagimit te shpejte te Policise u kap dhe u vu ne pranga autori i dyshuar

Screenshot

Berat

Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagasur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagasjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagasur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
18 March, 16:38 | Përditësimi: 18 March, 16:43