16 kandidatë në garë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ka përfunduar në mesnatë afati i aplikimeve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës. Zyrtarisht në garë janë 17 kandidatë, mes të cilëve edhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Skënder Hita.

Në listë janë gjithashtu edhe dy gra, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.

Kandidatët sipas listës emërore janë:

Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Ejona Gurbardhi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Suela Sulkaj
Tonin Vocaj
Sipas procedurës ligjore, brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të aplikimeve, Komisioni i Posaçëm do të kryejë vlerësimin paraprak të kandidatëve, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet ligjore për këtë detyrë.

Në përfundim të këtij procesi, Komisioni do të hartojë listën e kandidatëve që i plotësojnë kriteret dhe të atyre që përjashtohen, bazuar në dokumentacionin e paraqitur dhe verifikimet përkatëse. Kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet do të njoftohen me shkrim dhe me arsyet përkatëse.

Më pas do të zhvillohen seanca dëgjimore me kandidatët, ndërsa në fund Komisioni do t’i dorëzojë Ministrit të Brendshëm renditjen e kandidatëve dhe vlerësimet përkatëse, mbi bazën e të cilave do të përzgjidhet drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
12 March, 17:32 | Përditësimi: 12 March, 17:32