Nga shpallje në kërkim te vetëdorëzimi: Banorët e Baks-Rrjollit para policisë
Njëmbëdhjetë banorë të fshatit Rrjoll, të shpallur më herët në kërkim nga policia, janë vetëdorëzuar pranë komisariatit të policisë së Shkodër. Ata dyshohen se janë përfshirë në sulmin ndaj punëtorëve të kompanisë që po ndërton një resort në zonë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, ndërsa shtatë shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirje në ngjarje.
Avokati mbrojtës, Ndue Pjetra, ka deklaruar se sipas tij, të dhunuarit në këtë rast janë vetë banorët e zonës. Ai theksoi se reagimi i tyre ka ardhur në formën e një proteste, e cila, sipas tij, përbën një të drejtë të garantuar nga Kushtetuta.
