Një 60-vjeçar i identifikuar si Qirjako Ferti është gjetur pa ndjenja mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit, me shenja të dukshme dhune në trup.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë dhënë alarmin, duke njoftuar menjëherë ambulancën. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 60-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është paraqitur edhe një javë më parë në urgjencë në gjendje të rënduar shëndetësore.
