POLITIKË: RAMA PARALAJMËRON NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR MINISTRAT

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nismën për të ndryshuar ligjin që mundëson pezullimin e ministrave ndërkohë që janë nën hetim penal. Kreu i qeverisë argumenton se kjo masë është e nevojshme për të mbrojtur funksionimin e ekzekutivit, por opozita e ka cilësuar si një tentativë për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të krijuar imunitet politik.

Debati vjen pas precedentit të krijuar në nëntor, ku Gjykata e Posaçme (GJKKO), me kërkesë të SPAK, pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku, nën akuzat për ndërhyrje në tenderat e infrastrukturës.

Albin Hoxha
17 February, 09:06 | Përditësimi: 17 February, 09:06