Banorët e lagjes “15 Tetori” në Fier denoncojnë gjendjen skandaloze të infrastrukturës. Një segment rrugor prej 200 metrash nuk ka parë asnjë investim prej më shumë se 20 vitesh, duke u bërë i pakalueshëm nga gropat dhe balta. Banorët shprehen se ankesat e shumta drejtuar Bashkisë Fier nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.
