Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Për shkak të reshjeve dhe shkrirjes së borës, nivelet në lumenjtë Drin, Bunë dhe në Liqenin e Shkodrës janë rritur ndjeshëm, duke rrezikuar përmbytje në zonën e Nënshkodrës.
Në Jug, situata paraqitet nën monitorim. Reshjet e dendura kanë shkaktuar prezencë uji në tokat bujqësore, por nuk raportohen probleme me energjinë apo rrugët në bashkitë Fier, Patos, Mallakastër dhe Rroskovec.
Kujdes: Greqia ka lëshuar “alarm të kuq” për Epirin, çka pritet të sjellë rritje të menjëhershme të prurjeve të lumit Vjosa në orët në vijim.
