Ambasada Amerikane në Shqipëri, ka bërë së fundi një postim në llogarinë e saj në rrejtin social “Facebook”, ku ka njoftuar mbështetjen e pjesëmarrjes së gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore të Shqipërisë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik.
Ambasada ka theksuar se “sot më shumë se kurrë fëmijët janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe kërcënimeve kibernetike në internet.”
Teksa më tej në postim ka shtuar: “Këta zyrtarë iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga e gjithë Europa për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, për të mësuar se si shpërndahet materiali i dëmshëm dhe si të identifikohen zhvillimet në internet në ndjekjen kibernetike, identifikimin e viktimave, shfrytëzimin kibernetik dhe shkelje të tjera” duke theksuar se këto aftësi do të jenë ndihmë në përgatitjen e ekspertëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri.
Nuk ka përgjegjësi më të madhe sesa t’i mbajmë fëmijët tanë të sigurt. Megjithatë, sot më shumë se kurrë fëmijët janë të ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe kërcënimeve kibernetike në internet. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është krenare që mbështeti pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesve dhe policisë gjyqësore të Shqipërisë në një trajnim të udhëhequr nga FBI-ja mbi Krimin Kibernetik dhe Hetimet e Shfrytëzimit të Fëmijëve në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Këta zyrtarë iu bashkuan ekspertëve të tjerë nga e gjithë Europa për të diskutuar përhapjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve në internet, për të mësuar se si shpërndahet materiali i dëmshëm dhe si të identifikohen zhvillimet në internet në ndjekjen kibernetike, identifikimin e viktimave, shfrytëzimin kibernetik dhe shkelje të tjera. Këto aftësi do të ndihmojnë në përgatitjen e ekspertëve të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht ata që do të përdorin internetin për të dëmtuar fëmijët tanë.
There is no greater responsibility than keeping our children safe. However, now more than ever children are susceptible to cyber exploitation and threats online. U.S. Embassy Tirana was proud to support the participation of Albanian judges, prosecutors, investigators, and judicial police, in an FBI-led training on Cyber Crime and Child Exploitation Investigations at the U.S. International Law Enforcement Academy in Budapest. These officials joined other experts from around Europe to discuss the proliferation of child exploitation material over the internet, learn how harmful material is dispersed, and how to identify online trends in cyber stalking, victim identification, cyber exploitation, and other violations. These skills will help prepare Albanian law enforcement and judicial experts to identify, investigate and prosecute those who would use the internet to harm our children.
