LONDËR – Kryeministri britanik ka bërë një autokritikë të fortë publike, duke kërkuar falje për emërimin e Lordit Peter Mandelson si ambasador në SHBA në vitin 2024. Starmer pranoi se kishte rënë pre e mashtrimit lidhur me natyrën e vërtetë të marrëdhënies mes Mandelson dhe financierit pedofil, Jeffrey Epstein.
“Marrëdhënie e thellë dhe e errët” Kryeministri theksoi se në kohën e emërimit, askush nuk ishte në dijeni të shkallës reale të intimitetit mes politikanit laburist dhe Epstein-it. “Askush s’e dinte sa e thellë dhe e errët ishte marrëdhënia e Mandelson-it me Epstein-in,” – deklaroi Starmer, duke iu referuar zbulimeve të fundit që kanë tronditur politikën britanike.
Dështimi i Vettingut në 2024 Thelbi i ndjesës lidhet me procesin e verifikimit të vitit 2024, kur Mandelson u katapultua në postin e rëndësishëm diplomatik. Sipas Starmer, ish-ministri ka gënjyer qëllimisht gjatë procesit të sigurisë. “Askush nuk duhet të mbajë një post publik nëse nuk mund ta përmbushë testin themelor të ndershmërisë,” – u shpreh Kryeministri, duke distancuar qeverinë e tij nga veprimet e ish-deputetit të larguar tashmë nga radhët e Laburistëve.
