Lëvizje “blic” në Ministrinë e Brendshme/ Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek: Ikën Halilaj, sot emërohet pasuesi

TIRANË – Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumenteve biometrike, “IdentiTek”, Freskida Halilaj.

Motivet mbeten mister Deri më tani, Ministria nuk ka bërë publike arsyet që çuan në këtë ndërprerje të marrëdhënies së punës. Halilaj largohet nga ky post pas rreth 1 viti e 3 muajsh në krye të institucionit, pasi e kishte marrë detyrën në nëntor të vitit 2024, duke zëvendësuar në atë kohë Loina Priftin.

Pritet emërimi i ri Burimet bëjnë me dije se posti nuk do të mbetet vakant gjatë. Pritet që brenda ditës së sotme të zyrtarizohet emri i drejtuesit të ri që do të menaxhojë procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta dhe karta identiteti.

Albin Hoxha
4 February, 10:38 | Përditësimi: 4 February, 10:38