Zbardhen emrat e 33 të arrestuarve për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”

33 vetë pritet të vihen në pranga pas urdhërarresteve të lëshuar nga prokuroria e Durrësit në lidhje me mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum që u kthyen nga Tajlanda.

Operacioni për arrestimin e tyre po kryhet në Tiranë-Durrës dhe Elbasan, ku pjesa më e madhe e tyre janë drejtues dhe punonjës të kompanisë Kurum në Elbasan.

Për 6 persona të tjerë është dhënë masa “arrest shtëpie”.

102 kontejnerët me 210 tonë mbetje që kishin destinacion Tajlandën, u kthyen në nëntor 2024 në vendin tonë pasi organizata mjedisore “Basel Action Netëork” ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme.

Kontejnërët me mbetjet e reezikshme mbahen prej më shumë se një viti në një fushë të hapur në Porto Romano të Durrësit. Prokuroria veproi në këtë moment pasi ishte në pritje të ardhjes së përgjigjes së analizave që u kryen nga një laborator I certifikuar jashtë vendit.

Masat e sigurisë:

Erdal Demir – Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum – Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj – Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj – Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati – Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj – Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga – Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica – Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla – Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni – Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj – Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila – Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci – Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami – Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti – Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja – Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

J.K arrest me burg

Indrit Likaj – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi – Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo – Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina – Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse – administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Dritan Seferaj – Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Xhulio Golgota – Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg

Kledina Skendo – Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

B.T arrest shtëpiak

Evis Mellonashi – Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

K.M arrest me burg

Iva Musa – Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Marjeta Përlala – Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Arta Dollani – Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
3 February, 17:09 | Përditësimi: 3 February, 17:09