TIRANË – Viti 2025 ka shënuar një kthesë historike në tregun e punës dhe demografinë e të huajve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë se numri i të huajve me leje qëndrimi ka arritur nivelin rekord prej 27,514 banorësh, një rritje prej 22% (rreth 4,800 persona) krahasuar me një vit më parë.
Ky “invazion” i heshtur nuk lidhet me turizmin, por me nevojën për krah pune. Rreth 65% e të gjithë të huajve kanë ardhur në Shqipëri për arsye punësimi, ndërsa 15% për bashkim familjar.
Harta e re: Azia dhe Afrika zëvendësojnë fqinjët Ndërsa Kosova dhe Italia mbajnë vendet e para për numër total, rritja më agresive vjen nga vendet e largëta, duke reflektuar krizën e fuqisë punëtore në vend.
-
Indianët (Vendi i 3-të): Me 2,399 shtetas, ata përbëjnë 14% të totalit. Sektori i tyre kryesor është teknologjia e informacionit dhe shërbimet.
-
Filipinasit (Vendi i 4-t): Kanë shënuar një rritje shpërthyese me 130% krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 2,213 persona. Ata po dominojnë tregun e shërbimeve shtëpiake, hotelet dhe restorantet.
-
Egjiptianët: Numri i tyre është dyfishuar në 2,007 persona, duke u punësuar masivisht nga bujqësia deri në ndërtim.
Dominimi i Kosovës dhe “Surpriza” Amerikane Shtetasit nga Kosova mbeten komuniteti më i madh i të huajve me 6,076 banorë (22% e totalit), të favorizuar edhe nga lejet 5-vjeçare. Pas tyre vijnë italianët me 3,776 persona, një komunitet që u rrit me 75% gjatë vitit të fundit. Një tjetër e dhënë interesante është rritja me 164% e shtetasve amerikanë, të cilët kanë arritur në 1,128 rezidentë.
Kush po aplikon tani? Të dhënat e reja të vitit 2025 (aplikimet për herë të parë) tregojnë qartë se trendi aziatik është i pandalshëm. Nga 19,321 aplikime të reja të përpunuara:
-
India: 2,691 aplikime (14%)
-
Filipinet: 2,415 aplikime (13%)
-
Italia: 2,239 aplikime (12%)
-
Egjipti: 2,198 aplikime (11%)
Statistikat tregojnë gjithashtu se ky emigracion është kryesisht mashkullor (63.6%) dhe i orientuar drejt punës fizike dhe shërbimeve, duke u kthyer në një “ambëlator” për sektorët që vuajnë mungesën e punëtorëve shqiptarë.
