LONDËR – Një zbulim tronditës nga tabloidi britanik The Daily Mail hedh dritë të re mbi jetën dhe aktivitetin e errët të financierit pedofil Jeffrey Epstein. Sipas ekspertëve të shërbimeve sekrete të cituar nga gazeta, Epstein nuk ishte thjesht një abuzues seksual, por drejtonte operacionin më të madh të shantazhit seksual (“honey trap”) në histori, duke punuar në emër të ish-KGB-së ruse dhe mundësisht Mossad-it izraelit.
Lidhja direkte me Moskën dhe Putinin Publikimi i një arkive gjigante prej 3 milionë dosjesh ka përforcuar dyshimet se Epstein ishte një aset i huaj i inteligjencës.
-
Në këto fashikuj, emri i presidentit rus Vladimir Putin përmendet në 1,056 dokumente.
-
Termi “Moskë” shfaqet në 9,629 raste. Sipas raportimit, Epstein dyshohet se ka siguruar një audiencë private me Putinin edhe pas vitit 2008, kohë kur ai ishte shpallur fajtor për krime seksuale dhe pedofili, një detaj që ngre pyetje të mëdha mbi natyrën e marrëdhënies së tyre.
Trashëgimia e spiunazhit: Lidhja Maxwell Inteligjenca amerikane beson se Epstein u fut në botën e spiunazhit përmes manjatit të medias Robert Maxwell, babait të partneres së tij, Ghislaine Maxwell (e cila aktualisht vuan dënimin me 20 vjet burg). Robert Maxwell, i cili vdiq në rrethana misterioze në vitin 1991 pasi ra nga jahti i tij, besohet se ishte rekrutuar nga rusët që në vitet 1970. Kjo shpjegon edhe burimin e pasurisë së pashpjegueshme të Epstein dhe jetën e tij ekstravagante, e cila financohej për të mbajtur në këmbë rrjetin e shantazhit ndaj liderëve perëndimorë.
Dyshimet për Mossad-in dhe FBI Dokumentet zbulojnë se FBI kishte paralajmëruar se Epstein mund të ishte edhe një agjent i Mossad-it. Ai kishte lidhje të ngushta me ish-kryeministrin izraelit Ehud Barak dhe dyshohet se ishte trajnuar si spiun gjatë kohës që Barak ishte në pushtet.
Dështimi i Perëndimit dhe “imuniteti” nga Princi Andrew Një detaj shqetësues i raportit është fakti se ndërsa shërbimet sekrete amerikane ishin në dijeni dhe “monitoronin” lidhjet ruse të Epstein, homologët e tyre britanikë hezituan të vepronin. Arsyeja e këtij hezitimi ishte miqësia e ngushtë e Epstein me Princin Andrew, djalin e Mbretëreshës, gjë që i ofroi pedofilit një mburojë të padukshme diplomatike.
Mesazheri i gjeopolitikës Epstein duket se ka luajtur edhe rolin e ndërmjetësit politik. Daily Mail citon raste ku ai ka pasur kontakte me njerëz të afërt të Donald Trump dhe politikanë europianë, si Thorbjørn Jagland (ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës). Epstein i kishte sugjeruar Jagland-it që t’i përcillte një mesazh Putinit mbi mënyrën se si duhej të “trajtonte” Presidentin amerikan Trump, duke konfirmuar rolin e tij aktiv në prapaskenat e politikës globale.
