Fatura e “Verës së Zjarreve”/ Qeveria ndan 345 milionë lekë për 15 bashki: Kruja dhe Gramshi marrin pjesën më të madhe

TIRANË – Ministria e Mbrojtjes ka miratuar faturën financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarret gjatë verës së vitit 2025, e cila u cilësua si më e vështira për shkak të numrit të lartë të vatrave. Ministri Pirro Vengu njoftoi se 15 bashki të prekura do të përfitojnë një fond total prej mbi 345 milionë lekësh për kompensimin e dëmeve në banesa, bujqësi dhe blegtori.

Kruja kryeson listën, pas saj Gramshi Nga shpërndarja e fondeve bie në sy se Bashkia e Krujës është përfituesja më e madhe me 146 milionë lekë, e ndjekur nga Gramshi me 86.6 milionë lekë dhe Finiqi me 40 milionë lekë.

Lista e plotë e shpërndarjes së fondeve:

  • Krujë: 146 mln lekë

  • Gramsh: 86.6 mln lekë

  • Finiq: 40 mln lekë

  • Delvinë: 36 mln lekë

  • Dibër: 10.5 mln lekë

  • Dropull: 7.7 mln lekë

  • Malësi e Madhe: 6.6 mln lekë

  • Peqin: 4 mln lekë

  • Kamëz: 2 mln lekë

  • Rrogozhinë: 1.8 mln lekë

  • Maliq: 1.2 mln lekë

  • Has: 0.7 mln lekë

  • Kukës: 0.6 mln lekë

  • Tepelenë: 0.3 mln lekë

  • Librazhd: 0.2 mln lekë

Bilanci i luftës me flakët Periudha 15 qershor – 15 shtator 2025 la pas një bilanc tragjik për pronën dhe mjedisin: rreth 200 shtëpi të dëmtuara (68 prej të cilave u shkrumbuan vetëm në Gramsh), mbi 3,600 krerë bagëti të djegura dhe mijëra hektarë me ullinj e pemë frutore të asgjësuara. Autoritetet konfirmojnë se 90% e zjarreve ishin të qëllimshme. Për këtë arsye, ndryshimet e reja ligjore parashikojnë dënime të ashpra: nga 5 deri në 15 vite burg për zjarrvënësit, duke përfshirë tashmë në Kodin Penal edhe zjarrvënien nga pakujdesia.

Albin Hoxha
29 January, 12:12 | Përditësimi: 29 January, 12:12