Nje kamion eshte permbysur ne autostraten Tirane-Durres ne afersi te Vores

Screenshot

Një kamion është përmbysur këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të Vorës. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas informacioneve paraprake, njëra korsi e rrugës është bllokuar pjesërisht, pasi mjeti i përmbysur ka zënë më shumë se gjysmën e saj, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe trafik të rënduar me kilometra.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të rënda materiale.

Avatar photo
Dallandyshe Hoxha
27 January, 14:23 | Përditësimi: 27 January, 14:23