Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave të zëna nga ndërtimet pa leje në segmentin Ura e Dajlanit – Plazh, në Durrës.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Rama shprehet se po vijon puna për lirimin e bankinave të kanaleve kulluese, të cilat janë bllokuar nga ndërtime pa leje, duke penguar funksionimin normal të tyre.
Sipas tij, kjo ndërhyrje është e domosdoshme për të garantuar kullimin e ujërave dhe për të shmangur rrezikun e përmbytjeve në këtë zonë.
