Ish-prokurori Eugen Beci ka deklaruar se nëse sot ka shpresë për zbardhjen e 21 Janarit, kjo është ekskluzivisht meritë e këmbënguljes së familjes Nika, e cila arriti të sigurojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut përkundër vullnetit të munguar të shtetit shqiptar. Duke komentuar dorëzimin e audiopërgjimit të ri në SPAK, Beci theksoi se për 15 vite politika ka punuar kundër zbardhjes së të vërtetës për vrasjet në Bulevard, ndërsa tani Prokuroria e Posaçme ndodhet para sfidës për të provuar akuzat ndaj zinxhirit komandues të kohës, përfshirë ish-kryeministrin Berisha.
