Një dokument zyrtar i Kuvendit të Shqipërisë ka përgënjeshtruar pretendimet e Sali Berishës për pjesëmarrjen e tij si anëtar i delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Urdhri administrativ për sesionin e 26-30 janarit në Strasburg konfirmon se e vetmja përfaqësuese e Partisë Demokratike është deputetja Albana Vokshi, ndërsa emri i Berishës nuk figuron në asnjë listë zyrtare krah kryetares së delegacionit Olta Xhaçka. Udhëtimi i ish-kryeministrit po konsiderohet si një manovër për të krijuar iluzionin e thyerjes së izolimit ndërkombëtar, duke u “bashkëngjitur” privatisht me anëtarët zyrtarë të delegacionit.

