Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar atë që e quan dështim total të qeverisë me digjitalizimin, duke theksuar se pavarësisht rritjes së buxhetit të AKSHI-t me 500 milionë euro dhe fryrjes së administratës në 184 mijë punonjës, sistemet online mbeten jofunksionale. Sipas Tabakut, fakti që administrata dhe teknologjia thithin sot 18% të buxhetit të shtetit pa dhënë rezultat, dëshmon se fondet po shkojnë për tendera korruptivë dhe jo për lehtësimin e burokracisë për qytetarët.
