Rimbursimi nga Tatimet/ Prindërit me dy fëmijë dhe pagë nën 1.2 milionë lekë përfitojnë mbi 25 mijë lekë mbrapsht

Plotësimi vullnetar i Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) po sjell përfitime financiare për individët me të ardhura nën 1.2 milionë lekë, falë skemës së re të njohjes së shpenzimeve. Një rast konkret i analizuar tregon se një prind me dy fëmijë të mitur dhe të ardhura vjetore rreth 1.19 milionë lekë, ka arritur të përfitojë një rimbursim prej 25,481 lekësh. Kjo shumë është rezultat i zbritjes së shpenzimeve për kujdestarinë dhe arsimimin e fëmijëve nga baza e tatueshme, duke ulur kështu detyrimin tatimor final krahasuar me atë që është paguar gjatë vitit.

Avatar photo
Albin Hoxha
26 January, 11:17 | Përditësimi: 26 January, 11:17