Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar sot për Euronews se shumica e vendeve evropiane e kanë të pamundur t’i bashkohen nismës së presidentit amerikan Donald Trump. Sipas tij, “Bordi i Paqes” tejkalon mandatin e Këshillit të Sigurimit dhe krijon një strukturë paralele të papranueshme. Mitsotakis theksoi se nga pritshmëritë për 35 vende, më pak se 20 firmosën në Davos, ku nga Europa morën pjesë vetëm Hungaria dhe Bullgaria. Lidhur me krizën e Grenlandës, ai shprehu lehtësim për tërheqjen e Trump nga retorika e pushtimit, falë ndërmjetësimit të NATO-s, por paralajmëroi se marrëdhëniet transatlantike po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara.
