Skandal me pagat në Shëndetësi/ Data 22 janar, mjekët dhe infermierët ende pa rrogën e dhjetorit: Ministria hesht, punonjësit nën presion

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka denoncuar sot një situatë alarmante në sistemin shëndetësor, ku edhe pse data shënon 22 janar 2026, personeli mjekësor nuk ka marrë ende pagën e muajit dhjetor. Në një reagim të ashpër, Shoqata akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për heshtje totale dhe mungesë justifikimesh, ndërsa thekson se punonjësit nuk guxojnë të reagojnë nga frika e largimit nga puna. Sipas deklaratës, kjo vonesë “ekstreme” vjen pas skandaleve të shumta financiare në këtë sektor, ndërsa sindikatat cilësohen si inekzistente dhe në shërbim të interesave politike.

Avatar photo
Albin Hoxha
22 January, 11:49 | Përditësimi: 22 January, 11:49