Një aksident me pesë të lënduar ka ndodhur në rrugën “Ankona” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 33-vjeçar me iniciale E. Ç., mjeti i të cilit goditi makinën e drejtuar nga shtetasi A. I. Si pasojë e impaktit, të dy drejtuesit kanë përfunduar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë janë mjekuar dhe janë larguar për në banesat e tyre.
