Nisma e Donald Trump për krijimin e një “Bordi Paqeje” për zgjidhjen e krizave globale është prit me skepticizëm nga Perëndimi, duke u mbushur kryesisht me liderë autokratë si Erdogan, Bin Salman dhe Lukashenko. Ndërsa Europa, përfshirë Italinë dhe Francën, ka refuzuar ftesën, Rusia ka sinjalizuar gatishmërinë për të paguar 1 miliard dollarë nga asetet e ngrira për t’u bërë pjesë e tryezës. Në këtë nismë të diskutueshme, krah Viktor Orbanit janë rreshtuar edhe Edi Rama e Kosova, ndërkohë që Këshilli Europian pritet të diskutojë sot implikimet e kësaj lëvizjeje për marrëdhëniet transatlantike.
