Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar në samitin e Davosit detaje nga negociatat e forta me homologun francez Emmanuel Macron, duke nisur me ironinë për syzet e tij të diellit e duke përfunduar te ultimatumet tregtare. Trump tregoi se i kërkoi Macronit të rriste çmimet e ilaçeve që në Francë shiten lirë, për të krijuar barazi me SHBA-në. Pasi Macron refuzoi disa herë, Trump rrëfeu se përdori “kërcënimin” e tarifave: 25% për çdo mall francez dhe 100% për verërat e shampanjën. Sipas presidentit amerikan, kjo mjaftoi që Macron të dorëzohej menjëherë: “Jo, jo Donald, do ta bëj”, duke mbyllur marrëveshjen në pak minuta.
