Ervin Dakoli, 47-vjeçari i cilësuar si kreu i një grupi të fuqishëm kriminal me bazë në Itali, i ka shpëtuar një operacioni ndërkombëtar antidrogë. Edhe pse policia e kishte lokalizuar në Kavajë dhe e mbante nën vëzhgim prej muajsh, ai arriti të zhdukej pak para ndërhyrjes, duke ngritur dyshime se është lajmëruar nga brenda për urdhër-arrestin. Operacioni i koduar “Sturl One”, i cili u shtri në Itali, Francë dhe Spanjë, zbuloi përmes zbërthimit të aplikacionit “Sky ECC” se grupi i Dakolit kishte trafikuar mbi 1 ton drogë dhe 200 kg kokainë në vetëm gjashtë muaj.
