Sqarim zyrtar: SHBA mbyll derën për emigrantët shqiptarë nga 21 Janari, por jo për turistët

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar udhëzimin përfundimtar lidhur me urdhrin e Presidentit Trump për pezullimin e vizave. Lajmi i keq konfirmohet: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë në listën e 75 vendeve të sanksionuara për shkak të përdorimit të lartë të ndihmave sociale.

Bllokimi hyn në fuqi më 21 Janar 2026.

Çfarë Bllokohet? (Vizat Emigruese) Nga data 21 Janar, Departamenti i Shtetit pezullon lëshimin e të gjitha vizave emigruese (ato që të japin “Green Card” apo leje qëndrimi të përhershme).

  • Intervistat: Ju mund të aplikoni dhe të shkoni në intervistë.

  • Viza: Edhe nëse kualifikoheni, viza nuk do t’ju lëshohet gjatë kësaj periudhe pezullimi. Dosja mbetet “në pritje”.

Çfarë Lejohet? (Vizat Turistike) Lajmi i mirë është se Vizat Turistike (B1/B2) NUK preken. Nëse keni vizë turistike, mund të udhëtoni, por Ambasada ka vendosur “vija të kuqe” të rrepta.

Rregullat e Hekurta: Çfarë mund dhe nuk mund të bëni

Ambasada ka specifikuar qartë se abuzimi me vizën turistike do të sjellë pasoja.

LEJOHET (Me Vizë B1/B2):

  • Turizëm dhe pushime.

  • Blerje (Shopping).

  • Vizita tek miqtë dhe të afërmit.

  • Takime biznesi, konferenca ose konventa.

NUK LEJOHET (Rreptësisht e ndaluar):

  • Turizmi i Lindjes: Udhëtimi me qëllim që të lindni fëmijën në SHBA për t’i dhënë shtetësinë.

  • Puna: Çdo lloj pune që paguhet nga një punëdhënës amerikan.

  • Studimet: Nuk mund të regjistroheni për diploma apo kredite akademike me vizë turistike.

Kush përjashtohet nga bllokimi? Vetëm ata që kanë dyshtetësi dhe aplikojnë me pasaportën e një vendi që nuk është në listën e 75 shteteve të ndaluara (p.sh., nëse keni pasaportë italiane apo gjermane).

Avatar photo
Albin Hoxha
15 January, 12:51 | Përditësimi: 15 January, 12:51