Administrata e Presidentit Donald Trump ka marrë një vendim drastik duke pezulluar shqyrtimin e vizave për emigrantë për shtetasit e 75 vendeve. Në këtë “listë të zezë” janë përfshirë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
Arsyeja: “Nuk do pasuroheni më nga taksat amerikane” Vendimi bazohet në statistika të detajuara që tregojnë se emigrantët nga këto vende janë barrë e rëndë për sistemin social amerikan.
-
Statistika tronditëse: Vetë Presidenti Trump publikoi në rrjetin Truth Social një tabelë ku 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA rezultojnë se marrin ndihmë sociale (welfare).
-
Qëndrimi i DASH: “Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan,” njoftoi Departamenti i Shtetit.
“Administrata po i jep fund abuzimit… nga ata që synojnë të pasurohen nga populli amerikan,” deklaroi zëdhënësi Tommy Pigott.
Kush preket dhe kush shpëton?
Është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi mes llojeve të vizave:
-
Të Bllokuara: Vizat e Emigrimit (ato që të japin leje qëndrimi të përhershme, si bashkimi familjar, lotaria, etj).
-
Të Lejuara: Vizat Turistike, Vizat e Biznesit dhe vizat për tifozët e Kupës së Botës 2026 (që zhvillohet këtë vit).
Megjithatë, administrata ka paralajmëruar se verifikimi për çdo aplikues, përfshirë turistët, do të jetë ekstremisht i rreptë.
Konteksti i Dëbimeve Ky vendim vjen në kuadër të një ofensive të gjerë kundër emigracionit. Muajin e kaluar, SHBA raportoi se ka dëbuar mbi 605,000 persona, ndërsa 2.5 milionë të tjerë janë larguar vullnetarisht nga frika e masave ndëshkimore.
