ë një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka LIVE’, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza tronditëse ndaj Edi Ramës, duke deklaruar se shteti shqiptar ka kapitulluar përballë krimit të organizuar.
Sipas Ahmetajt, Rama nuk është thjesht bashkëpunëtor, por arkitekti i fuqizimit të grupeve kriminale në Shqipëri.
Akuza: “Dorëzove sistemin dhe buxhetin”
Ahmetaj pretendon se “puna spektakolare” me të cilën mburret qeveria është në fakt dorëzimi i sovranitetit financiar të shtetit.
“Ka rënë gjithë sistemi dhe gjithë buxheti në duart e organizatave kriminale. Ku do ti? Prandaj e kam bërë punën,” deklaroi ai, duke iu referuar ironikisht suksesit të pretenduar të Ramës.
Trashëgimia e “Kryeministrit të Karteleve”
Me një gjuhë të ashpër, Ahmetaj e përshkroi trashëgiminë politike të Ramës vetëm me një fjalë: Krim. Ai renditi foljet që sipas tij përkufizojnë qeverisjen aktuale: “Është kryeministri që mbolli, lulëzoi, krijoi, internacionalizoi, kushtetëzoi, pasuroi krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”
Paralajmërimi: “Nuk ka yll të përjetshëm”
Ahmetaj i dërgoi edhe një mesazh personal ish-shefit të tij, duke i kujtuar se pushteti nuk është i pafundëm dhe se llogarinë nuk e ka me Ahmetajn (të burgosur apo të lirë), por me veten e tij. “Nuk ka yll që qëndron në qiell gjithmonë, aq më tepër kur zullumin e ke trashur përtej çdo gjëje,” paralajmëroi Ahmetaj.
